SHËNDETI ËSHTË MISIONI YNË!

Spitali Privat Bajram Bakhtiari u themelua në dhjetor të vitit 2010, si një spital privat me standarde të larta europiane. Filloi aktivitetin e tij në shumë shërbime shëndetësore duke ia mundësuar pacientëve që shumë kërkesa që i gjenin vetëm jashtë vendit tani ti gjejnë edhe te Spitali Privat Bajram Bakhtiari.

Fluksi i pacientëve rritet qdo ditë dhe kjo bën që spitali të zgjerojë aktivitetin e tij edhe më shumë. Me një staf të kualifikuar mban synimin për ofrimin e shërbimeve ku inovacioni dhe edukimi i vazhdueshëm janë pjesë përbërëse e kujdesit. Përmbushja e sfidave komplekse mjekësore dhe qëndrimi në shërbim të pacientëve 24/7 vazhdon të jenë ndër synimet tona primare. Puna kryhet duke trajtuar të gjithë pacientët me të njejtën siguri, dinjitet dhe respekt. Duke marrë parasysh edhe jetën ekonomike në vendin tonë Spitali Privat Bajram Bakhtiari ka menduar edhe për këtë detaj duke bërë menaxhimin efektiv të kostos të shërbimeve të ofruara.

Zhvillimi i këtij biznesi bëhet me standarde ndërkombëtare, por edhe me ligjin vendor. Ky spital ka edhe kritere të qarta për punësim, trajnim dhe zhvillim profesional. Punësimi i të rinjëve është një nga politikat e spitalit duke nxjerrë kështu gjenerata të afta për ti qëndruar afër popullit.